Gjykata e Shkodrës lë në burg anëtarët e bandës së kokainës (Emrat)
Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë duke lënë në burg 7 anëtarët e bandës së kokainës të arrestuar pak kohë më parë në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’.
Gjykata vendosi masën ‘Arrest me burg’ për Helidon Marku, 42 vjec, banues në Shkodër, person i dënuar disa herë për vepra të rënda penale. Indrit Tagani, 30 vjec, banues në Shkodër. Erjon Zekaj, 31 vjeç, banues Koplik i Sipërm, Malësia e Madhe. Saimir Arçi, 31 vjeç, banues në Shkodër. Aldo Vruçaj, 28 vjeç, banues në Shkodër. Aleksandër Matoja, 31 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu gjykata vendosi masën ‘Arrest me burg’ me afat 30 dite për Kristjan Ujkaj, 31 vjeç, banues në Shkodër.
Kujtojmë se gjatë këtij operacioni, policia gjeti dhe sekuestroi 2.2 kg kokainë, 3 automjete Audi Q5, Ford “Fiesta” dhe BMË, 10 telefona celulare të markave te ndryshme, 489.000 leke , 635 Dollare dhe 280 Euro. Sipas policisë, Helidon Marku menaxher i një lokali nate në Shkodër në bashkëpunim me personat e tjerë të arrestuar kanë zhvilluar prej kohësh aktivitetin kriminal të shitjes së drograve të forta kokainë dhe heroinë.
KOHA JONË SONDAZH

