Gjykata e Strasburgut dënon qeverinë malazeze: Dhunuat shqiptarët me “Fluturimin e Shqiponjës”!

 

Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar qeverinë malazeze, e cila 9 vjet më parë kreu një operacion të dhunshëm ndaj shqiptarëve të Malësisë në rrethinat e Tuzit, ku si pasojë u arrestuan disa persona dhe më pas një i moshuar vdiq nga dhuna policore.

Sicc bën të ditur gazeta më e madhe në vend, “Vijesti”, Mali i Zi ka humbur çështjen gjyqësore në Gjykatën për të Drejtat të Njeriut në Strasburg, për torturën policore të përdorur gjatë arrestimeve në aksionin famëkeq “Fluturimi i Shqiponjës”, që u zhvillua në vitin 2006.

Në aksionin famëkeq policor “Fluturimi i Shqiponjës”, gjatë bastisjes së shtëpisë familjare Sinishtaj, pesë anëtarë të Njësisë Speciale anti-terroriste janë akuzuar për tejkalim të kompetencave (dhunë të tepruar), me ç’rast kanë shkaktuar dëmtime fizike ndaj Pjeter Sinishtaj, babait të dy vëllezërve të arrestuar gjatë aksionit.

Vendimi nuk është përfundimtar, dhe afati i përcaktimit të vlefshmërisë është tre muaj.

Përfshirja e SHISH

Në vitin 2006 edhe shërbimi secret shqiptar u akuzua si bashkëpunëtor me Gjukanovicc për dhunën ndaj shqiptarëve. Vesel Sinishtaj, në atë kohë deputet në Parlamentin e Malit të Zi, deklaroi se “Shërbimi Informativ Shqiptar ka marrë pjesë në hetimin e 15 shqiptarëve të arrestuar në Mal të Zi për terrorizëm ndërkombëtar. Deputeti shqiptar tha se strukturat e Shërbimit Sekret Shqiptar kanë marrë pjesë në arrestimin e 15 shqiptarëve që u ndaluan në shtator të 2006, me akuzat për veprimtari terroriste.

Akuza e Sinishtaj, në Mal të Zi është bërë duke iu referuar një bisede me presidentin Vujanovicc, që ka pretenduar përfshirjen e SHISH në operacion.

Deputeti Sinishta në atë kohë theksoi se ka pasur një bisedë me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, dhe ky i fundit ka pohuar pamundësinë e shtetit shqiptar për të ndërhyrë në këtë çështje. “Nëse policia i trajton njerëzit në këtë mënyrë dhe shteti nuk ndërhyn atëherë do të thotë se këtë e përkrah shteti”, pati thënë Sinishta. Më 10 shtator 2006, teksa në Mal të Zi po zhvilloheshin zgjedhjet e përgjithshme policia arrestoi 20 shqiptarë nga të cilët dy nënshtetas amerikanë. Ka pasur pretendime se të arrestuarve u janë sekuestruar edhe sasi të mëdha armësh që mbaheshin në Tuz. Megjithatë pesë nga të ndaluarit janë liruar nga akuzat, ndërsa pjesa tjetër e shqiptarëve kanë pretenduar për dhunë të ushtruar ndaj tyre nga policia gjatë dhe pas arrestimit./ Tesheshi.com

SHKARKO APP