Gjykata e Strasburgut dha vendimin për Aleks Nikën, Braçe: Treguan se shteti kreu vra*jet dhe pengoi hetimet
Ish-zv/kryeministri, deputeti i PS-së Erion Braçe ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut në lidhje me vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar të vitit 2011. Me anë të një videoje të postuar në rrjetet sociale, Braçe shprehet se përfundimet treguan se vrasjet i kreu shteti dhe se po shteti pengoi hetimet për pushkatuesit.
”Për pushkatimet e 21 janarit, tani jemi në një nivel tjetër. Nuk ka më sulme, deklarata apo akuza të Erion Braces apo cilitdo socialisti në atë ngjarje. Ka një vendim të gjykatës së Strasburgut. Ky vendim sjell në vëmendje 2 gjëra, vrasjet i kreu shteti dhe po shteti pengoi hetimet për pushkatuesit.
Vendimi i gjykatës kërkon që hetimet të fillojnë nga e para. Plumbi në kokën e Aleks Nikës do kthehet në pikën e kthesës. Po flas për vendimin e gjykatës që thotë se zinxhiri komandues ka përdorur zjarr ndaj qytetarëve. Në këtë rast jemi tek pushkatimi dhe autorët duhen hetuar e ndëshkuar deri në fund”,-shprehet Braçe.