Gjykata e Tiranës cakton gjyqtarët që do të gjykojnë Mark Frrokun

Kryesekretaria e Gjykatës së Tiranës, me anë të shortit elektronik ka caktuar gjyqtaren Klorinda Çela si kryesuese e treshes gjykuese që do të gjykojë ish-deputetin Mark Frroku, i akuzuar për vrasje në vitin 1999 në Belgjikë.

Mësohet se brenda kësaj jave të caktohen edhe dy anëtarët e tjerë të kësaj trupe gjyqësore, që do të gjykojnë për vrasje ish-deputetin Frroku.
Me caktimin e treshes gjykues, brenda 2 javeve trupa gjyqësore do të caktoje datën e seancës së parë gjyqësore ndaj ish-deputetit Frroku.
Sipas akuzës, deputeti në bashkëpunim me 3 persona të tjerë ka vrarë me thikë shtetasin Aleksandër Kurti në vitin 1999 në Belgjikë për problemet e prostitucionit./ABC

SHKARKO APP