Gjykata e Tiranës jep masën e arrestit me burg për Spiro Kserën

Ish ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Ksera në orën 13:00 u paraqit para gjykatës së Tiranës për vlerësimin e masës së sigurisë pas akuzave të prokurorisë për  vjedhje duke shpërdoruar detyrën e kryer përmes procedurave fiktive për organizimin e disa aktiviteteve social-kulturore në vitin 2013.

Ilir Çeliku  është gjyqtari i cili vlerëson nëse është i ligjshëm arrestimi i tij dhe në çfarë masa sigurie do të hetohet. Prokuroria kërkoi “arrest me burg”.

av2

Ksera mbrohet nga avokati Genc Gjokutaj. Pas seances gjyqtari vendosi arrest me burg per ish-ministrin Ksera.

Në gjykatë për vlerësim mase të sigurisë sot dolën dhe ish zyrtarët Artevis Mene, ish punonjës në Ministrinë e PÇSHB, për të cilët u dha masa e sigurisë “arrest me burg”.

Për Elda Kozaj,  ish punonjëse në Ministrinë e PÇSHB dhe Pranvera Lile, ekonomiste në Shoqërinë “Shpresa” sh.p.k. gjykata dha ‘detyrim me paraqitje” Kjo masë u kërkua nga vetë prokurori.

Dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Akuzat mbi Kseren

Prokuroria e Tiranës nisi hetimet pas kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në raportin e të cilit thuhej se ish ministri Ksera në bashkëpunim me ish-drejtorin e Kabinetit, Kleves Bitro, si dhe zyrtar të tjerë, kanë vjedhur 30 milionë lekë nga buxheti i shtetit.

Sipas organit të akuzës kjo shumë financiare, është akorduar dhe janë bërë pagesat për aktivitet të cilat nuk janë zhvilluar si programet për minoritetin, kundër disktimimit të romëve, sfidat për barazi gjnore si dhe projekte për moshën e tretë.

Avokati i ish ministrit Ksera, Genc Gjokutaj mohon që klienti i tij të ketë lidhje me procedurat për zhvillimin e aktiviteve dhe të programeve sociale, dhe se shkresat janë procedurë e stafit teknik. Gjokutaj tha se klineti e tij nuk është marrë marrë asnjëherë në pyetje që nga kallëzimi i KLSH.

SHKARKO APP