Gjykata e Tiranës jep vendimin final, njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD
Në gjykatën e Tiranës janë dy kërkesa për regjistrimin e dy Kuvendeve të PD. Por kjo Gjykatë regjistron statutin e Lulzim Bashës, të ndryshuar në 17 korrik 2021. Më 13 dhjetor të vitit të kaluar kreu i Partisë Demokratike dërgoi në gjykatë ndryshimet statutore të ndërmarra më 17 korrik në mbledhjen e parë të Kuvendin Kombëtar të PD.
Pra me këtë vendim bie Kuvendi i Berishës. Ky vendim i komplikon shumë zhvillimet e fundit pas 6 marsit. Ndërkohë që shumica e grupit parlamentar të PD-së ka dalë kundër Lulzim Bashës, pra që të jap dorëheqjen e parevokueshme nga kryetar, sot mbërrin “torta” për Bashën. Me sa duket kryeministri dhe ndonjë ambasadë ka ndikuar në këtë vendim të drejtësisë që ta ngatërrojë edhe me keq situatën në PD.
Tashmë palet nuk duket se do të kenë pika takimi dhe se opozita do të vazhdojë të jetë e shkatërruar, pavarësisht se ish-kryeministri Berisha tregoi me 6 mars se ka shumicën në radhët demokrate, kurse Basha doli parti e fundit.
KOHA JONË SONDAZH

