Gjykata e Tiranës vendos pushimin e çështjes CEZ
Aktualitet E Premte, 24 Janar 2020 16:05
Gjykata e Tiranës ka vendosur pushimin e çështjes së famshme CEZ që zgjat prej ca vitesh.
Vendimi u firmos nga gjykatësi Lazër Sallaku.
Sipas Gjykatës, privatizmi i OSSH nga çekët, s’ka vepër penale. Nga hetimet, nuk u gjetën elementë të veprës penale për ish-zyrtarët. Për çështjen CEZ u ngrit komision hetimor parlamentar pasi procedura e privatizimit u konsiderua korruptive.