Gjykata e Vlorës jep sot masën e sigurisë për Fredi Belerin, Prokuroria pritet të kërkojë “arrest me burg”

Në orën 11:15 në gjykatën e Vlorës do të mbahet masa ndaj Fredi Belerit, alias Dhionis Alfred Beleri. Pritet që Prokuroria të kërkojë arrest me burg, deklaruan për Anila Hoxhën burime jo zyrtare, por të sigurta.

Pas kësaj seance grupi i hetimit do të udhëtojë drejt kryeqytetit mbasi masa për të dytin e arrestuar për votat e Himarës, Pandeli Kokoneshi, do të mbahet në QSUT.

Mësohet se Kokoneshi mbas shtrimit në spitalin e Vlorës është transportuar drejt Tiranës. “Nuk jemi në gjendje të themi nëse kjo është një lojë e avokatëve apo vërtet i dyshuari ka shfaqur shenja të rëndimit të gjendjes shëndetësore”- shtoi një nga anëtarët e grupit të hetimit, sipas të cilit, “është e vërtetë që i dyshuari ka kryer një ndërhyrje në zemër 10 vjet më parë, por nga ndihma e parë që ju dha në spitalin e Vlorës gjendja e tij nuk ishte aq kritike sa të transportohej drejt Tiranës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim të masës për Fredi Belerin, i takon trupës gjyqësore që të caktojë orën se ku do të mbahet seanca tjetër në spital. Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri u arrestua dje pak minuta pas mesnate, pasi akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?