Gjykata i heq sekuestron ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla

Gjykaka e Posaçme Anti-Korrupsion i ka hequr sekuestron të vendosur ndaj pasurive të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka dërguar për gjykim ish kryeprokurorin.

Ai akuzohet për deklarim të pasaktë të pasurive në tre raste, sipas një hetimit të çelur në prokurorinë e Durrësit, menjëherë sapo organet e vettingut dorëzuan rezultatet e tyre, pikërisht në momentin ku ish prokurori i përgjithshëm u dorëhoq nga e drejta për të vazhduar udhëtimin në drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo solli gjithashtu ndërprerjen e procesit të vettingut dhe daljen nga sistemi të Llallës për 15 vitet e ardhshme, por ndërkohë deklarimi i pasaktë referuar deklaratave të firmosura prej tij në ILDPKI është kthyer në një çështje penale.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”, thuhet në ligj. 

Çështja hetimore për ish kryeprokurorin, u regjistrua fillimisht në Durrës në mars 2018 dhe më tej për shkak se u shtuan edhe akuza të tjera, dosja kaloi për kompetencë pranë ish Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?