Gjykata i hiqet masën ”arrest shtëpi” Fran Frrokajt
Gjykata e Lezhës lehtëson masën e sigurisë për kryetarin e bashkisë Fran Frrokaj. Me vendimin e sotëm Fran Frrokaj do të hetohet në masën e sigurisë detyrim me paraqitje. Deri dje ai ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie.
Fran Frrokaj ishte në arrest shtëpie. Bashkia e Lezhës u trondit nga çështja “Ranishtja 4”, ku pavarësisht përfshirjes së një sërë personazhesh publike, e gjithë vëmendja u përqendrua tek kreu i bashkisë, Fran Frrokaj.
Frrokaj, kreu i qarkut, nënkryetari i bashkisë dhe disa punonjës të sektorit të bujqësisë në bashki dhe hipotekë, u ndaluan dhe u lanë në ”arrest shtëpie”. Pas kësaj ngjarjeje, tek qytetarët dhe punonjësit e bashkisë u krijua shqetësimi për mënyrën se si do të funksiononte institucioni pa kreun e saj.
KOHA JONË SONDAZH

