Gjykata i kthen DIA-n Ismailajt, në rrezik 135 mln euro në Arbitrazh

 

Qeveria shqiptare rrezikon që të humbasë 135 mln Euro në gjykatën e Arbitrazhit me kompaninë DIA, pasi sipas një vendimi të gjykatës në Ishujt Virgin, Rebeka Gain nuk është më përfaqësuese e kompanisë.

Gjykata njeh si përfaqësues vetëm Kastriot Ismailajn, i cili ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga gjyqi në Arbitrazh.

Vendimi i gjykatës në Ishujt Virgin për përfaqësuesin ligjor të kompanisë ndërlikon situatën dhe marrëveshjen me DIA për ndërprerjen e gjyqit në Arbitrazh sipas BW.

SHKARKO APP