Gjykata Italiane e Trentos e shpall të pafajshëm pedagogun Dritan Shoraj
Pas 4 viteve beteje me drejtësinë Italiane, pedagogu Dritan Shoraj është shpallur i pafajshëm. Ai i cili u arrestua në vitin 2018, si kreu i një grupi trafiku droge.
Mbrojtja e tij arriti të provonte në Gjykatë, se në kohën për të cilën flisnin akuzat, Shoraj ndodhej në spital në gjendje të rëndë.
Pedagog në Universitetin e Tiranës dhe personazh publik, Shoraj u arrestua në 2018-ën si i dënuar në Itali me katër vite burg për trafik droge në fillim të viteve 2000.
Këtë të mërkurë Gjykata Italiane e Trentos rishikoi dënimin e Venecias, duke e shpallur të pafajshëm.
KOHA JONË SONDAZH

