Gjykata jep masën e sigurisë për autorin e ngjarjes horror në Korçë

Zamir Topi, që i mori jetën Dashnor Topit pas goditjes me sëpatë në afërsi të pazarit të Korçës është lënë në burg.

Gjykata e Korçës ka dhënë masën “arrest me burg” ndaj 42-vjeçarit, që u arrestua 3 ditë me parë pak metra nga vendngjarja, në afërsi të ‘Pazarit të Vjetër’ ku ndodhi edhe ngjarja horror.

Me bluzë sportive, flokët kapur bisht dhe me sytë gjithë kohës të fokusuar në një pikë, Zamir Topi ka refuzuar t’iu përgjigjet pyetjeve të Gjykatës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte vetë dëshmia e tij që hodhi dritë mbi ngjarjen e rëndë, pasi 42-vjeçari rrëfeu arsyet që e kishin çuar drejt vrasjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dy prej kohësh ishin në një konflikt për një vend në varreza.

Dashnor Osmani kishte varrosur të atin pranë varrit të nënës së autorit, ndërkohë që të dy ishin prej 5 vitesh në këtë konflikt, duke mos arritur asnjëherë dakortësi për zhvendosjen e eshtrave të të atit të viktimës larg varrit tjetër.

Qendra e shëndetit mendor bën të ditur se, Zamir Topi është person me probleme mendore dhe se 42-vjeçari është i kartelizuar pranë kësaj qendre dhe ka qenë nën kujdesin e mjekëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?