Gjykata jep masën për truprojën e ekstraduar të Saimir Tahirit

Këtë të dielë, Gjykata e Posaçme la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Hekuran Markun, ish bodigardin e Tahirit.

Truproja i ish-ministrit Tahiri, u ekstradua një ditë më parë nga Gjermania. Ai akuzohet për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.

Emri i tij doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”. Si pasojë e këtij operacioni janë vendosur në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë, kjo të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?