Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për pezullimin e Belinda Ballukut

Trupa prej tetë gjyqtarësh e Gjykata Kushtetuese do të rishqyrtojë në ditët në vijim çështjen e pezullimit nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Seanca e zhvilluar këtë të martë, ku u shqyrtua ankimi i kryeministrit Edi Rama, nuk mjaftoi për të prodhuar një vendim përfundimtar. Trupa gjykuese vendosi të marrë më shumë kohë për vendimmarrjen finale dhe çështja do të rikthehet për shqyrtim në një mbledhje të ardhshme.

Qëndrimi i Gjykatës Kushtetuese pritet me interes të lartë, pasi vendimi do të ndikojë drejtpërdrejt në veprimet e Këshillit të Mandateve. Ky i fundit kishte shtyrë mbledhjen e planifikuar për të mërkurën, ku do të shqyrtohej kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, duke pritur më parë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rasti ka tërhequr vëmendje të gjerë publike dhe institucionale, pasi është hera e parë që një ministër pezullohet nga detyra pas një kërkese të SPAK-ut, duke e vendosur çështjen në qendër të debateve juridike dhe politike në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese interpretimin e nenit 103 të Kushtetutës, i cili parashikon se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit. Sipas ekzekutivit, duhet sqaruar nëse Gjykata e Posaçme ka kompetencë të pezullojë një ministër pa autorizimin e Kryeministrit.

Nga ana tjetër, dy prokurorët e SPAK, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, kanë kundërshtuar pretendimet e qeverisë, duke theksuar se nuk ekziston konflikt kompetencash mes pushteteve dhe se pezullimi i një ministri nuk është kompetencë e Kryeministrit.

Gjykata Kushtetuese pritet të sqarojë gjithashtu nëse ka pasur ndërhyrje të pushtetit gjyqësor në ekzekutiv dhe nëse një ministër, në ushtrimin e funksionit, gëzon automatikisht imunitetin ligjor të një deputeti.

Ndërkohë, SPAK i ka dorëzuar Kuvendi i Shqipërisë kërkesën për autorizim për arrestimin e Ballukut, duke e mbajtur çështjen në fokus të debatit politik dhe institucional.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?