Gjykata lë në burg 25-vjeçarin që vrau policin: Më ofendonte
“A keni marrë qetësues gjatë kësaj kohe”, e pyeti gjyqtari Ludian Zaimin, i cili qëndroi vetëm 18 muaj në polici dhe doli prej andej si një vrasës i kolegut të tij, Çaush Saliasi.
25-vjeçari u shfaq i penduar dhe u përgjigj se merrte qetësues, por pa shpjeguar se nga çfarë vuante. Diagnoza e tij do të caktohet nga një grup ekspertësh pasi prokuroria ka kërkuar kqyrjen e kartelës së policit, që një vit më parë ishte vizituar te një psikiatër në Tiranë, por që askush nuk dinte gjë.
Polici e qëlloi kolegun brenda në Komisariatin nr.3 dhe hetimet tregojnë se ai u kujdes që mos të dëmtoheshin kolegët e tjerë që gjendeshin aty, të cilët i paralajmëroi të iknin.
KOHA JONË SONDAZH

