Gjykata lë në burg 26 vjeçaren, avokati: Nuk ka pasur dijeni për gjakmarrjen

Gjykata e Tiranës la në burg Adiola Lakrën, për të cilën prokuroria dyshon se ka luajtur rolin e ndihmëses në vrasjen e Hekuran Billës më 11 qershor 2020.

Akuza për këtë krim është ajo e “vrasjes për gjakmarrje” ndërsa vajza po hetohet në rolin e ndihmëses.

Avokati mohon që klientja e saj të ketë lidhje me këtë krim

Avokati: Prokuroria nuk ka prova. Të vetmet prova janë deklarimet e saj të sinqerta dhe të sakta. Nuk ka pasur dijeni për gjakmarrjen dhe nuk ka telefonuar ditën e ngjarjes por është telefonuar.”

Po a është paguar për këtë krim?
Avokati: Nuk është paguar absolutisht. As ka ditur as është paguar.

SHKARKO APP