Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit për abuzimin ndaj të miturës, 65-vjeçari: Nuk kam ushtruar asnjëherë dhunë

Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për 4 autorët e një ngjarje të rëndë që tronditi vendin pak ditë më parë.

65-vjeçari Abas Doku dhe një prej të rinjve që bashkëpunoi për të abuzuar të miturën 15-vjeçare janë paraqitur sot para Gjykatës së Tiranës. Kokë ulur të dy qëndronin në bankën e të akuzuarve për abuzimin seksual për mbi një vit me 15- vjeçaren e cila jetonte në Babrru.

Prej kohësh e mitura e mbante sekret përdhunimin dhe shantazhin derisa disa ditë më parë vendosi të bëjë kallëzim teksa Policia reagoi duke shoqëruar Abas Dokun por duke zbuluar edhe 3 të rinjtë bashkëpunëtorë.

Abas Doku abuzonte me të miturën që kur ishte roje shkolle aty ku studionte dhe vajza, më pas e përndiqte, e ka dhunuar dhe e ka përdhunuar duke i regjistruar edhe video intime për shantazh.

Burime bëjnë me dije se ai në deklaratën e tij mohon të ketë ushtruar dhunë mbi vajzën. TCH

SHKARKO APP