Gjykata lë në burg 67-vjeçarin që tentoi të vrasë me makinë punëtorin e mirëmbajtjes së rrugës
Gjykata e Lezhës ka lënë burg 67-vjeçarin D. Doçi, i cili u arrestua nga policia, pasi tentoi të vrasë me makinë një punëtor të firmës mirëmbajtëse të Rrugës së Kombit, duke e lënë të plagosur.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se 67-vjeçari ka pranuar faktin se ka pasur konflikte mbi pronësinë e tokës ku po punonin punëtoret, por ka mohuar ta ketë përplasur qëllimisht me makinë punëtorin N. Halila, duke e konsideruar ngjarjen aksidentale.
Por pavarësisht pretendimeve të tij, gjyqtari Jak Ndoka pranoi kërkesën e prokurorit Ylli Pjetërnikaj dhe vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 67-vjeçarin Ded Doçi, për veprën penale të “Vrasjes” e mbetur në tentativë.