Gjykata lë në burg djalin e deputetit Rraja

Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë ”arrest me burg”, për djalin e deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja, nën akuzën e veprës penale të ”përndjekjes” ndaj Xhisiela Malokut.

Si prova hetimore prokuroria radhit akt-ekspertimin ku duken shenjat e dhunës ndaj vajzës, sikurse shenja të djegies nga cigarja, por edhe përgjimin ambiental mes vajzës dhe Rexhep Rrajës, një përgjim i kryer në ambientet organit të akuzës në datën 29 shtator.

Duke iu referuar tërheqjes nga kallzimi, prokuroria thotë se në dëshminë e parë, ku denoncohet dhuna në komisariatin 3, më pas edhe tek oficeri Emiliano Nuhu, ka përputhje me provat e mbledhura gjatë veprimeve hetimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të tilla janë shenjat në trup, fakti që vajza shfaqet në kamera në hotelin ku ajo tregon se kishte qenë me ish të dashurin, një mesazh i dërguar nga shoqja e saj, për të cilin 25-vjeçarja tregon se ishte bërë shkaku pse ish i dashuri e kishte dhunuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?