Gjykata lë në burg dy policët që vidhnin te liqeni

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “Arrest me burg” ndaj efektivit të komisariatit numër 1, dhe policit bashkiak të Tiranës Sajmir Muzikanti. Për dy punonjësit prokuroria ka kërkuar masat e “Arrestit me burg”, për akuzën e shpërdorimit të detyrës, kërkesë e pranuar nga gjykata.

Dy punonjësit dilnin në orët e vona në zonën e kodrave të liqenit, ku kapnin konsumator të hashashit duke i kërcënuar me burg, ose t’u jepnin shuma të ndryshme monetare, në mënyrë që t’i lëshonin e mos i shoqëronin në komisariat.

U desh denoncimi i dy të rinjve që autoritetet të nisnin hetimet për këtë rast dhe vënien përpara pëegjegjesisë dy policët. Referuar hetimeve mësohet se janë të paktën 7 raste ku dy policët dyshohet se kanë marrë shuma monetare personave të ndryshme, ku në një rast ka qenë edhe një çift.

Ndërkohë mësohet se ditën e djeshme ka pasur një ballafaqim mes dy të rinjve që denoncuan rastin dhe dy efektivëve të policisë, të cilët kanë identifikuar se ka qenë pikërisht Serxhio Cani dhe Sajmir Muzikanti të cilët u kanë kërkuar para për të mos i shoqëruar në polici.

SHKARKO APP