Gjykata lë në burg gjyqtaren e Krujës, avokati: E padrejtë, ka një fëmijë të sëmurë

GjKKO ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për gjyqtaren Enkelejda Hoxha.

Avokati i kësaj të fundit është shprehur se gjykata e ka lënë në burg, edhe pse ky sipas tij ishte një vendim i padrejtë.

Ardian Visha tha në një prononcim për mediat se ajo nuk e meriton arrestin me burg edhe pse është konsideruar si “armike e popullit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjyqtarja paçka se është etiketuar se armike e popullit nuk e meriton arrestin me burg. Gjyqtarja nuk meriton arrestin me burg për shkaqe humane që lidhet me kushtet shëndetësore të njërit prej fëmijëve të saj dhe tjetrit që e ka të mitur. Është një nëne e vetme që rrit dy fëmijë jetim”, u shpreh avokati.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha deklaroi ditën e stome se ka qenë në dijeni dhe se mamaja e saj ka qenë e detyruar të lironte të dënuarit!

Sipas vajzës së mitur, nëna e saj Enkelejda Hoxha ka qenë e ndikuar nga disa persona të tjerë për dhënien e vendimeve, por vajza nuk e di se cilët janë këta persona që kanë ndikaur tek ajo.

Vajza shton më tej se e ëma nuk ka shprehur shqetësime, por ajo vetë e ka bërë lidhjen e disa ngjarjeve në dhënien e vendimeve.

Për këtë deklaratë, avokati shprehet se: “Është jo etike që keni intervistuar një vajzë 13 vjeçare, duhet të respektonit statusin prej minorene”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?