Gjykata lë në burg mësuesin e akuzuar për përdhunimin e nxënëses

­ Gjykata e Lushnjës ka caktuar sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për Demir Hoxhën, mësuesin e akuzuar për përdhunimin e nxënëses së tij 12­ vjeçare. Mësohet se të pranishëm në ambientet e Gjykatës ishin edhe familjarët e 62­vjeçarit, të cilët kanë deklaruar se duan që e vërteta të zbardhet sa më shpejtë. Ngjarja që tronditi mbarë opinionin u bë publike ditën e mërkurë.

Rasti në fjalë është zbuluar vetëm pasi e mitura ka vendosur ti tregojë me lot në sy nënës abuzimet që sipas saj kishin ndodhur disa herë. Pas denoncimit të familjes së minorenes, është vënë në pranga mësuesi Demir Hoxha, 62 vjeç lindur në Gramsh dhe banues në fshatin Zharnec Divjakë, i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur.

Hoxha me detyrë mësues në shkollën 9­vjeçare në Kryekuq akuzohet se ka abuzuar seksualisht me të miturën. 62-­vjeçari i arrestuar është mësues kujdestar i të miturës që ka bërë denoncimin.

SHKARKO APP