Gjykata lë në burg “shëtitësit” që bënin kërdinë në Fier

Gjykata  e Fierit ka dhënë sot masën e vlerësimit “arrest me burg” ndaj  grupit të rrezikshëm  të vjedhjeve të banesave në Cakran ku  janë kapur në flagrance nga policia  ne një operacion policor i quajtur ” Shëtitësit” .

Për katër të arrestuarit, A.L 27 vjeç, E.D 31 vjeç, A.L 31 vjeç dhe dhe   L.N 24 vjeç nga Frakulla, Prokurorja Elida Hoxhaj kërkoi masën burg pa afat.

Te  njëjtën gjë  ka kërkuar dhe gjyqtarja Marsela Dervishi qe ka lënë në fuqi kërkesën e prokurores ” arrest me  burg”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banda u kap në tentativë për të vjedhur 2 banesa në Cakran.  Në tentativë për tu larguar autorët kanë përplasur dhe një banor të zonës duke i rrezikuar edhe jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të katërt autorët e dyshuar janë persona me precedentë të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes së banesave. Njëri prej autorëve ishte shtetas i shpallur në kërkim, për veprën penale “Vjedhja”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?