Gjykata lë në burg shoferin e 11 kg heroinë
Lihet në arrest me burg shoferi i kamionit ku u kapen nga policia në Durrës 11 kg heroinë. Gjykata e Krimeve te Renda ka caktuar masen e sigurise arrest me burg per 63vjecarin Bujar Shazivari personi qe u kap me 11 kilograme heroine ne portin e Durresit. Shazivari udhetonte me nje kamion qe trasportonte qese drejt Italise, por ne kabinen e kamionit u gjet nga qeni anti droge nje sasi prej 11 kg heroine.
Ja cfarë deklaroi policia diten e ndalimit të shoferit:
Me datë 11.02.2018, shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në vijim të kontrrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative në bashkëpunim me agjensitë e tjera ligjzbatuese gjatë kontrollit në vijën e dytë të kamionave rezultoi se: Në kabinën e kamionit “MAN”, me targë AA 943 OO nën krevatin e shoferit në një vend të fshehtë pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar Heroinë. Kamioni drejtohej nga shtetasi Bujar Shazivari, 63 vjeç, banues në Durrës. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Nga kontrolli i imtësishëm u gjetën 10 pako të mëdha dhe një pako e vogël ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, ku është sekuestruar në cilësinë e provës materiale ku do kryhet dhe peshimi i plotë i saj. Kamioni me ngarkesë 15 koli me qese plasmasi me destinacion FirenzzeItali. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik. Njëkohësisht është shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët Italianë për të zhvilluar hetime të përbashkëta në lidhje me këtë rast.
/syri.net
KOHA JONË SONDAZH

