Gjykata liron nga qelia përmbaruesin Fatos Alimadhi
Gjykata ka liruar nga qelia, Fatos Alimadhin. Përmbaruesi u arrestua dy ditë më parë, pas kallëzimit të një shtetaseje për bllokimin e llogarisë bankare padrejtësisht.
Gjykata ka kërkuar që Prokuroria të hetojë për skemën e përmbaruesit, si dhe të verifikohet kallëzimi i shtetases.
Kredia është marrë në një bankë të nivelit të dytë, më pas është shitur tek një tjetër institucion financiar mikrokredie. Rezulton se kredimarrësi ka ndërruar jetë 10 vite më parë dhe kredia e marrë duhej shlyer me siguracionin e jetës.
KOHA JONË SONDAZH

