Gjykata mbyll hetimet për vrasjen në Lazarat, pritet pretenca e akuzës
Gjykata e Krimeve të Rënda ka mbaruar proceduren e shqyrtimit të dosjes që akuzon të rinjtë e lazaratit për vrasjen e punonjëst të policisë speciale.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka mbyllur gjykimin për grupin që akuzohet për sulmin me armë ndaj RENEA-s në Lazarat, në vitin 2015, ku mbeti i vrarë efektivi Ibrahim Basha. Një ditë më parë dëshmoi në seancë psikologia, që kaqenë prazente gjatë marrjes në pyetje të të akuzuarve, fill pas arrestimeve në Komisariatin e Gjirokastrës. Të akuzuarit kishin nxjerrë pretendime se janë dhunuar dhe janë detyruar që të pranojnë veprat penale për të cilat akuzohen nga organi i akuzës.
Në deklarimin e saj, psikologia ka thënë në sallën e gjyqit se nuk ka konstatuar shenja dhune të të pandehurit. Çka ka sjellë ragimin e menjëhershem të të akuzuarve që të shpërthejnë kundër saj, duke thënë se ajo gënjen. Megjithatë, dëshmia e psikologes nuk është rrëzuar nga Gjykata dhe pritet që seancën e ardhshme Prokuroria të japë pretencën për të akuzuarit.
KOHA JONË SONDAZH

