Gjykata merr në dorë fatin e sekuestrimit të pronave
Pas dërgimit të 5 kërkesave për sekuestrim të pasurive nga ana e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata pranë kësaj prokurorie, vendos të hedh në short çështjet dhe të nis veprimet sipas aktit normativ. Nga burime zyrtare pranë Gjykatës së Posaçme, mësohet se 5 gjyqtarë kanë 15 ditë kohë për të vendosur sekuestrimin e pronës private, të Lulzim Berishës dhe personave të akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës.
SPAK kërkoi miratimin nga gjykata të 8 rasteve për sekuestro si banesa, automjete dhe toka. Gjykatësit thanë se në rast se do të vendoset për sekuestrimin e pronave, vendim i cili duhet marrë brenda 15 ditësh. Ai i dërgohet Agjencisë së Administrimit të Pasurive dhe për këtë caktohet një administrator.
Sekuestrimi i pasurisë ka fuqi 4 muaj dhe gjatë kësaj periudhe, Prokuroria e Posaçme nis hetimin pasuror. Nëse do të rezultojnë që pasuria nuk justifikohet nga poseduesi, ajo i kërkon gjykatës me kërkesë, për konfiskim të pasurisë. Në këtë rast, OFL-ën e urdhëron Prokuroria për veprime hetimore. Në duart e prokurorëve të SPAK janë dhe shumë dosje te tjera që pritet t’i nënshtrohen verifikimit dhe më pas të vendoset për fatin e tyre.