Gjykata ndryshon emrin, shtyhet seanca ndaj Shullazit

Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka vendosur të shtyjë përsëri seancën e radhës ndaj Emiliano Shullazit dhe katër të bashkëpandehurve të tjerë. Avokatët mbrojtës të të akuzuarve i kërkuan Këshillit të Lartë Gjyqësor që të shprehet për praninë e gjyqtarëve të deleguar në këtë çështje, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, pasi nuk janë gjyqtarë të strukturës së posaçme, të formuar vetëm pak ditë më parë.

Vjet, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 14 vite heqje lirie Emiljano Shullazin, për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal. Për katër anëtarët e tjerë të grupit, gjykata caktoi: 12 vite burg për Gilmando Danin, 10 vite për Indrit Qyqjen dhe Indrit Zelën, ndërsa u dënua me 9 vite Blerim Shullazi.

Në vendimin e Gjykatës theksohet se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht. Në total, Gjykata e Krimeve të Rënda dha 55 vite burg për anëtarët e bandës, ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar 64 vite. Pas apelimit të vendimit nga Shullazi dhe të tjerët, çështja zgjat prej më shumë se një viti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?