Gjykata ndryshon masat e sigurisë, lirohen bashkëpunëtoret e Becchettit

 

Gjykata e Tiranës ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për shtetasen Erjona Troplini, e akuzuar nga prokuroria si pjesë e një skeme pastrimi parash, ku janë të përfshira bizneset e italianit, Francesco Becchetti.

Troplini, e cila mban postin e administratores së kompanisë “AgonSet”, u ndalua një ditë më parë, së bashku me Pranvera Gjikën, ish-drejtore filiali e një banke të nivelit të dytë në Shqipëri. Ndaj kësaj të fundit, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, shkruan TCh.

Avokati mbrojtës, Theodhori Sollaku tha para mediave në fund të seancës se, “prokuroria është nxituar dhe se nuk ka asnjë provë konkrete që të provojë pastrimin e parave”.

SHKARKO APP