Gjykata nxjerr nga burgu dy të rinj, ishin arrestuar për vrasje

 ndaj Krenar Aliajt. Në muaj pas ngjarjes, nga hetimet e prokurorisë rezulton se dy të rinjtë nuk kishin lidhje me vrasjen. Nxitimi i policisë dërgoi në pranga gabimisht dy të rinjtë, pasi në momentin e atentatit në Unazën e Re, ata ndodheshin në Domje. Por kur kanë parë policinë që ishte vënë në ndjekje të autorëve, të rinjtë janë larguar me vrap nga frika e arrestimit, duke qenë se po konsumonin disa cigare me hashash. Policia, nderkaq, është vënë në ndjekje te tyre me dyshimin se ishin ata autorë të vrasjes, dyshim për të cilin qëndruan një muaj në qeli. Pas provave që u siguruan më vonë nga Prokuroria, gjykata u shpreh e bindur se Florenc Qepuri dhe Xhemal Adushaj nuk kishin asnjë lidhje me vrasjen dhe u liruan për t’u hetuar vetëm vetëm për konsumim të lëndëve narkotike, ndërsa dy atentatorët e 46- vjeçarit Aliaj, janë shpallur në kërkim.

SHKARKO APP