Gjykata rivendos në sekuestro pasuritë e Adriatik Llallës

Gjykata e Posaçme e Apelit rivendos në sekuestro pasuritë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Apeli i Posaçëm ka lënë të pandryshuar vendimin e Shkallës së Parë për dërgimin në gjyq të dosjes së Llallës.

Gjykata ka vlerësuar të drejtë vlerësimin e GJKKO për kalimin e dosjes në gjykim me akuzën e “Fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë.”

Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 me akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.

Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.

Më pas, dosja u dërgua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, kjo gjykate vendosi sekuestron e pronave të ish-prokurorit të Përgjithshëm.

SHKARKO APP