Gjykata rrëzon kërkesë-padinë e Gashit për Arta Markun
Gjykata Administrative rëzon kërkesën për sigurimin e padisë së Rovena Gashit ndaj kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku. Seanca ndaj padisë së Gashit kundër kryeprokurores Arta Marku është mbajtur sot.
Çlirim Gjata avokati mbrojtës i Gashit, pas mbylljes së seancës tha: ”Do të ankimojmë vendimin e Gjykatës pasi është i paligjshëm”.
Rovena Gashi, ishte e larguara e parë nga Kryeprokurorja Arta Marku. Ndërsa në 9 janar të këtij viti ajo ka depozituar në Gjykatë një padi për kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Marku.
Ish-Prokurorja, Rovena Gashi kundërshton urdhrin e lirimit të saj nga pozicioni i Drejtorit të Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë.
KOHA JONË SONDAZH

