Gjykata rrëzon padinë e Rakipit: Shkarkimi, i drejtë
Gjykata Administrative rrëzon padinë e ish-deputetit Aqif Rakipi, i cili kërkonte rikthimin në parlament. Sipas gjyqtarit Gentian Hamiti, KQZ-ja ka respektuar procedurën në rastin e ish deputetit Rakupi pasi i ka dhënë atij mundësinë e dëgjimit në një proces.
”Po kështu lidhur me procedurën administrative që ka lidhje me nxjerrjen e këtij vendimi, gjykata vlerëson se pala e paditur ka respektuar standardet e procesit të rregullt ligjor, të cilat nuk janë të kufizuara vetëm në procesin gjyqësor, por edhe në atë me karakter administrativ (vendimi nr.7 dt,27.02.2012 i Gjykatës Kushtetuese). Konkretisht Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve ka zhvilluar seancën dëgjimore ku z.Aqif Rakipi është përfaqësuar në këtë seancë, nëpërmjet avokatit të tij. Për këtë është mbajtur dhe procesverbali i datës 03.01.2018. Pra paditësit i është dhënë mundësia për tu dëgjuar dhe mbrojtur në këtë procedurë administrative”, argumenton gjykata Administrative.
KOHA JONË SONDAZH

