Gjykata shtyn vendimin për masën e sigurisë për tatimorët në Shkodër

Pas arrestimit te bujshëm te 9 punonjësve të Sektorit të Verifikimit në Terren, në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Shkodër dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, tashmë çështja është në duart e gjykatës.

Por, vendimi për masën e sigurimit personal për 9 punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Shkodër është shtyrë. 

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Prokuroria e Shkodrës kërkoi masën e sigurisë “Arrest në Burg” për 9 specialistët. 

Provat e paraqitura nga prokurori i çështjes hasën menjëherë kundërshtimin e avokatëve mbrojtës të 9 të akuzuarve. 

Këta të fundit kërkuan ndarjen e provave për çdo inspektor që të dihet përgjegjësia individuale, pasi nuk mund të kërkohet ngritje akuze dhe dënim me prova përgjithësuese për të gjithë njësoj. 

Kërkesa e avokatëve të palëve mbrojtëse u pranua nga trupa gjykuese e Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër, gjë që solli edhe shtyrjen e marrjes së vendimit për 9 të akuzuarit. 

SHKARKO APP