Gjykata Speciale në Hagë refuzon lirimin me kusht të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi

Gjykata Speciale ka refuzuar garancinë e Policisë së Kosovës për lirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Një nga arsyet që përmenden në dokumentin e publikuar nga Specialja më 29 nëntor, thuhet se ekziston mundësia e ndërhyrjes në procesin gjyqësor në Kosovë, ku u shfaqën edhe akuza se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte dy agjentë të paraqitur si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të fabrikuara.

Specialja rendit edhe lidhjet e kundërshtarëve politikë të ish-presidentit Hashim Thaçi me organizatat terroriste, sjellja e liderëve të shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë deklaratat e Faton Klinakut, në verën e kaluar dhe krimet e supozuara se janë bërë e goditur mes Gucati dhe Haradinaj, të gjitha këto tregojnë qartë se kjo klimë vazhdon, njofton klankosova.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në dokument jepen edhe arsye të tjera si pasiguria dhe frika e dëshmitarëve të rastit.
“Dëshmitarët nuk kanë nevojë të lëndohen fizikisht për t’u frikësuar; edhe perspektiva e lirimit të të akuzuarve në Kosovë krijon frikë dhe pasiguri te dëshmitarët në këtë rast”, thuhet në dokument.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu si arsye e refuzimit jepet edhe ndikimi i Shërbimit Informativ të Kosovës mbi Policinë e Kosovës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?