Gjykata vendos: Burg për kryetarin e “shoqatës” që punësonte prostituta

Vetëm 24 orë pas arrestimit ka dalë përpara togave të zeza në gjykatën e Tiranës i akuzuari për shfrytëzim prostitucioni pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare”, Shpëtim Çekrezi.

Edhe pse 45-vjeçari nga Dardha e Librazhdit e hodhi poshtë akuzën, duke thënë se vajzat i çonte në Maqedoni për aktivitete artistike, kjo alibi nuk e bindi gjykatën. Ai kishte krijuar shoqatën artistike “Ferdinand Deda” në Tiranë, por, siç provohet nga materiali i “Fiks Fare”, maskonte aktivitetin kriminal të rekrutimit të vajzave për t’i shfrytëzuar si prostituta në Maqedoni, në lokale nate.

Gjykata e Tiranës vendosi ndaj Çekrezit masën e arrestit me burg, ndërsa i pandehuri pas kësaj ndryshoi strategji dhe kërkoi detyrim paraqitjeje duke paraqitur si shkak edhe gjendjen shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?