Gjykata vendos masat e sigurisë për doganierët e arrestuar

Dy ditë pasi Prokuroria për Krimet e Rënda ka urdhëruar arrestimin e shefit të stacionit policor dhe 9 punonjësve të Policisë në Portin e Durrësit, si edhe 8 doganierëve të Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës, gjykata ka dhënë masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për disa nga të arrestuarit, ndërsa ndaj disa të tjerëve vijon procesi gjyqësor.

Gjykata ka vendosur masën ‘arrest në burg’ për Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës. Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës.

Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës. Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë. Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës, shkruan BW.

Swiss Digital Desktop Reklama

Punonjësit e doganës akuzohen për trafik ndërkombëtar narkotikësh, pasi kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave të ndryshme, me peshë totale 10 ton kanabis sativa, nga Shqipëria në Itali. Këto ngarkesa kanë kaluar në shkurt dhe mars të këtij viti.

Swiss Digital Mobile Reklama

18 të arrestuarit janë:

1. Ymer Blloshmi, doganier, përgjegjës turni, Qafë-Thanë
2. Iliras Malja, doganier pranimi/verifikimi, Qafë-Thanë
3. Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë
4. Kastriot Topulli, agjent doganor, Qafë-Thanë
5. Gëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit Durrës
6. Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
7. Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
8. Agron Kapllani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
9. Gentian Selmani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
10. Medi Demiri, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
11. Fatmir Plaku, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
12. Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës
13. Edmond Luzi, doganier eksporti, Porti Durrës
14. Ylli Vogli, doganier peshore, Dogana Vorë (Tiranë)
15. Vladimir Ziu, doganier regjimi, Dogana Vorë (Tiranë)
16. Erald Kulla, agjent doganor, Dogana Vorë (Tiranë)
17. Behar Sula, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës
18. Nezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?