Gjykata vendos: Ndërtimi te diga e Liqenit të pezullohet!

 

Firma që po ngre ndërtimin e shumë diskutuar pranë digës së Liqenit Artificial do të duhet ta pezullojë atë.

Lajmi konfirmohet, pasi vendimi është marrë nga Gjykata e Apelti e cila ka rrëzuar kërkesën e kompanisë. Ko e fundit kërkoi shpalljen si të paligjshëm të vendimit të INUK për prishjen e këtij kompleksi.

Më 14 janar të këtij viti, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë e hodhi poshtë vendimin e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Tiranë, por ky vendim u apelua nga institucioni në fjalë.

Dallëndyshe Bici, aktualisht drejtore e IKMT, u shpreh në lidhje me vendimin se u fitua beteja e pezullimit, por jo lufta.

Për ndërtimin në fjalë ka pasur edhe protesta të herëpashershme nga aktivistë të shoqërisë civile si dhe qytetarë të cilët ngrinin shqetësimin se po zaptohen hapësirat e gjelbërta.

SHKARKO APP