Gjykim të shkurtuar për Prokurorin Haxhi Giu

Prokurori i arrestuar për korrupsion, Haxhi Giu do të gjykohet me gjykim të shkurtuar.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e tij, çka në fund të procesit do të përfitojë uljen me 1/3-n të masës së dënimit.

Gjykim i shkurtuar është pranuar edhe për të arrestuarin tjetër Aleks Shporin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Giu u arrestua më 12 shkurt në Tiranë nën akuzën se kishte marrë ryshfet rreth 29 mijë euro për të ndryshuar akuzën penale ndaj një shtetasi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së bashku me të, u arrestua edhe Aleks Shpori, i cili i la garancinë financiare në një pikë këmbimi parash.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?