Gjykimi në Apelin e Krimeve të Rënda, shtyhet seanca për Shullazin

Nis me shtyrje seanca e parë për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e grupit të tij, në Apelin e Krimeve të Rënda. Shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e avokatit te të pandehurit Blerim Shullazi, Bledar Meminaj.

Meminaj kërkoi kohë të njihet me dosjen për shkak se më herët, në shkallë të parë avokat ka qenë Aldo Tabaku. Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 4 shkurt ora 09:30.

Një muaj më parë gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqen, Endit Zelën si dhe Blerim Shullazin. 14 vite burg u dhanë për Emiljano Shullazin. Ata akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?