Gjylameti: Integrimi në BE, kyç për të ardhmen dhe stabilitetin e Ballkanit

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti mori pjesë në takimin e Komitetit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Ballkanin Perëndimor, që u mbajt në Beograd.

Gjylameti bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi sfidat rajonale dhe bashkëpunimin për sigurinë, ekonominë dhe energjinë.

“Integrimi në Bashkimin Evropian është kyç për të ardhmen dhe stabilitetin e Ballkanit”, u shpreh Gjylameti.

Sipas deputetes socialiste, Shqipëria ka bërë disa hapa përpara krahasuar me vendet e tjera dhe pret të mbajë konferencën e dytë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian më 15 tetor.

SHKARKO APP