Gjylameti: Nuk bëjmë marrëveshje, opozita do pushtet në tavolinë

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti, ka folur në lidhje me krizën politike në vend si dhe për zhvillimin e protestave të opozitës.

Gjylameti tha se mazhoranca i është drejtuar disa here opozitës për të dialoguar për t’i dhënë fund ngërçit politik në vend, por sipas saj, PD dhe LSI kanë zgjedhur rrugën e dhunës.

Deputetja socialiste tha se opozitës nuk do i jepet pushteti në tavolinë dhe për këtë nuk mund të ketë marrëveshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne u kemi drejtuar ftesa për të dialogur liderëve të opozitës për të pasur një proces sa më transparent. Në aspektin e tyre ata kanë zgjedhur një lloj rruge, e cila është pa krye. Kanë lënë në mes kontratën me qytetarët. Nuk mund të bindësh një drejtues opozite që mendon se mund të vijë në pushtet me marrëveshjet në tavolinë, ose përmes molotovit dhe dhunës. PD dhe LSI që nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje u bëj apel që të kuptojnë që në pushtet nuk vihet përmes dhunës dhe marrëveshjeve në tavolinë. Vihet përmes një alternative më të mirë qeverisëse dhe nëpërmjet qytetarëve që iu besojnë”, tha Gjylameti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?