Gjylameti shqetësohet për krizën politike: O ditëzinj

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti ka reaguar mjaft e revoltuar për krizën politike. Ajo u drejtohet krerëve të opozitës me shprehjen “ditëzinj” që po dëmtojnë interesat e kombit.

Postimi i Blerina Gjylahmetit në Facebook:

“Si ka mundësi që nuk ngeli mik i shqiptarëve , mik i përbashkët i yni, që nuk po i vë në dukje këtyre rrëmujaxhinjve pa alternativë, se duhet të ndalojnë duke i bërë dëm Shqipërisë dhe integrimit në ??. Mjaft o ditëzinj, mjaft keni vrarë dhe keni vjedhur këtë popull, mjaft kanë paguar shqiptarët për 30 vite haraç për oreksin tuaj të pushtetit. Zbrit Lul nga katet e fundit pa leje, ku të kanë degdisur dhe s’të lenë të zbresësh. Është mirë të zbresësh për hir të gjithë atyre demokratëve, që kanë bërë shumë për këtë vend. Të ftoj mos ta dëgjosh Monikën ideja e saj për pushtetin e ka bërë LSI-në një barsaletë, personazhet e së cilëve s’janë dhe aq të këndshëm për ata që votojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa për reformat e mbi të gjitha për reformën zgjedhore kemi që në Shtator 2017, që ju presim dhe mirëpresim. Ne detyrat dhe impenjimet tona do të vazhdojmë t’i bëjmë , edhe drejtësia shumë shpejt do t’i bëjë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?