Gjylameti: Tirana ka një ndryshim rrënjësor, ka mbështetje në rritje për kandidatët tanë

Deputetja Blerina Gjylameti, thotë se për Partinë Socialiste është e rëndësishme çdo votë dhe çdo bashki, pavarësisht numrit të banorëve dhe madhësisë së bashkisë. Gjylameti thotë se PS-ja po riorganizon strukturat në mënyrë që të ketë një strukturë sa më gjithëpërfshirëse dhe me njerëzit e duhur. Gjylameti vlerëson dhe punën e bërë nga Veliaj në Tiranë.

“Po bëjmë diskutime se kush do jenë kandidatët më të mirë për të përfaqësuar Partinë Socialiste në garën e ardhshme, në çdo cep të Shqipërisë po punojmë për të identifikuar më të mirët. Ndërkohë, Tirana ka një ndryshim rrënjësor. Të thuash nuk ka ndryshim Tirana, do të thotë të thuash një të pavërtetë”, thotë ajo për ”MCN”.

Gjylameti tha se PS-ja nuk ka pasur ndonjë moment pauze. ”Kemi pasur mbështetje të madhe në Tiranë, nga zgjedhjet në zgjedhje, realitetet tregojnë se ka mbështetje në rritje për kandidatët tanë. Në njësitë nga 4 deri te 11 në Tiranë, që kanë pasur realitete shumë më të vështira se pjesa e vjetër e Tiranës, kemi pasur investime të rëndësishme”, deklaroi Gjylameti.

SHKARKO APP