Gjymtoi të renë me makinë në trotuar, lihet në burg 19-vjeçari
Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 19-vjeçarin J.B, i cili aksidentoi katër ditë më parë 23-vjeçaren, Xhesina Gega, në rrugën “Xhanfizo Keko”.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 19:15 me 10 qershor, ku J. B duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht me murin e një biznesi dhe më pas me një pemë.
Gjatë kësaj përplasje ai ka aksidentuar rëndë edhe këmbësoren, duke i prerë njërën këmbë.