Gjyqet e zvarritura, KLGJ: Të trajtohen me përparësi të miturit, pagat, pensionet, dosjet mbi 2 vjet

Volumi i jashtëzakonshëm prej 56 mijë dosjesh që mbahen të pashqyrtuara në shkallët e gjyqësorit, ka detyruar KLGJ-në të nxjerrë një urdhër i cili përcakton  çështjet që do trajtohen me përparësi nga gjykatat e apeleve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor i përkufizon ato si çështjeje me natyrë specifike dhe urdhëron që ato të vendosen të parat në kalendarët e gjykatave. Behet fjalë për çështjeje ku mungesa e shqyrtimit të tyre brenda një afati më të shkurtër se afati i arsyeshëm sjell pasoja të rënda për palët në proces dhe për dhënien e drejtësisë.  Çështje të tilla, sipas natyrës, janë:

a) çështjet  që  kanë  për  objekt  të  drejta  të fëmijës apo që kanë ndikim te një fëmijë i mitur;

Swiss Digital Desktop Reklama

b) çështjet me objekt zgjidhje ose pavlefshmëri martese; c) çështjet me objekt detyrim për ushqim;

Swiss Digital Mobile Reklama

ç) çështjet me objekt kujdestarinë;

d) çështjet  me  objekt  heqjen,  kufizimin  ose kthimin e zotësisë për të vepruar dhe ato që kanë për  objekt  të  drejta  të  personave  që  iu  është hequr ose kufizuar zotësia për të vepruar;dh) çështjet me objekt birësimin.

Më tej KLGJ rendit një listë të gjatë me natyrat e çështjeve emergjente,  mes të cilave vërtetim  fakti  juridik  të vjetërsisë  në  punë  ose  njohjen  e  vërtetësisë  apo pavërtetësisë së dokumentit me pasoja juridike sa i përket përfitimit të pensionit;

gj) çështjet  me  objekt  shpërblim  dëmi  nga zgjidhja e kontratës së punës;

i) çështjet    me    interes    apo    ndjeshmëri veçanërisht  të  lartë  për  opinionin  publik  apo  ato që  prekin  interesa  të  komuniteteve  të  caktuara, në veçanti ato në nevojë.  Në kalendar me përparësi do të shqyrtohen edhe çështjet,  shqyrtimi  i  të  cilave  në  gjykatën  e shkallës së parë ka zgjatur përmbi 2 vjet.

/Scan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?