Gjyqi i Shullazit, Gilmando Dani presion prokurores

Seanca gjyqësore për bandën e Emiljano Shullazit është zhvilluar përmes debatesh të forta ku është përfshirë edhe i akuzuari Gilmando Dani.
Provat shkresore që paraqiti prokurorja Elisabeta Ymeraj janë kundërshtuar nga pala mbrojtëse.

Avokati i të akuzuarve tha se prokuroria me provat që paraqiti nuk po bën punën siç duhet, duke i cilësuar materialet shkresore si prova të marra nga Google.

Prokurorja Elizabeta Imeraj iu përgjigj duke i kërkuar palës mbrojtëse të mos bëjnë rolin e inspektorëve të prokurorisë.
Në debat është përfshirë edhe një nga të akuzuarit Gilmando Dani i cili ka ngritur pretendimet se po mbahen pa asnjë arsye në burg për gati 2 vjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gilman Dani: Po mbahemi dy vite në burg kot

Swiss Digital Mobile Reklama

Imeraj: Spo të mban prokuroria, je në burg me vendim gjykate apo nuk ta kanë shpjeguar avokatët?

Dani: E di mirë ti pse jam unë në burg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?