Gjyqi, Izet Haxhia kërkon Fatos Klosin në sallë

Izet Haxhia ka kërkuar dy dëshmitarë të rinj që të dëshmojnë në gjyqin që po bëhet ndaj tij. Kësaj radhe, i pandehuri Haxhia ka kërkuar që të dëshmojë Majlinda Popoviç dhe Fatos Klosi.

Gjykata u dha kohe palëve të saktësojnë adresat për dëshmitarët. Vendimi nëse do t’i pranojë ose jo, do të jepet në seancën e radhës, më 2 nëntor.

Për Popoviç, Haxhia ka thënë që numri i Azem Hajdarit ka qenë në emër të saj. Gjykata e ka pyetur çfarë do të sjellë te re zonja Popoviç në proces, ndërsa i pandehuri tha se kjo mund të tregojë se kush e nxori në pritë Hajdarin.

Ndërsa për Fatos Klosin, ai tha se e kërkon si zyrtar të SHISH që ka pasur për detyrë te ruajë Hajdarin.

/abcnews.al/

SHKARKO APP