Gjyqi ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së, Andi Bushati analizon çfarë ndodhi sot në Hagë
Analisti Andi Bushati analizon gjyqin e zhvilluar këtë të hënë në gjykatën e Hagës për ish-komandantët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim. I ftuar në emisionin “Now”, Bushati tha se në fjalimet që mbajtën prokurorët u tregua jo vetëm kujdes juridik por dhe politik.
“Nuk ka ndonjë surprizë nga ajo që ishte thënë më para. Ajo që mua më bëri përshtypje nga fjalimet e prokurorëve ishte një kujdes, jo vetëm juridik por i veshur dhe politikisht dhe për të hedhur poshtë ‘Liria ka Emër”.
Aktakuza pretendonte: këta nuk po i akuzojmë si luftëtarë kundra Serbisë por po i akuzojmë si luftëtarë që kanë vrarë bashkë-atdhtarët e tyre për të fituar më shumë pushtet. Kishte një kujdes politik për të thënë që kjo nuk është një akt-akuzë ndaj UÇK-së por ndaj disa njerëzve që kanë abuzuar dhe me luftën për të zgjeruar pushtetin e tyre”,-tha Bushati.